Komunikim Masiv Gazetari

Qëllimi dhe profili i programit

Studimet Bachelor në Komunikim Masiv me profilet në gazetari dhe produksion, kanë për qëllim ta përgatisë studentin me kompetencat dhe dijet e duhura për epokën e informacionit. Arritja e këtij qëllimi realizohet duke ofruar njohuri teorike dhe ushtrime praktike për çështjet bazike në Shkencat e Komunikimeve, fushën e Mediave dhe Teknologjive, me qëllim që ta përgatisin studentin për një treg pune në profesione të ndryshme, që nga ai i gazetarit, e deri te zëdhënësi i agjencive politike, ekonomike e sociokulturore, asistenti i marrëdhënieve me publikun dhe kurator i imazhit dhe reputacionit në organizata të ndryshme, producent, montazhier, kameramanë etj. Studenti përgatitet që me kompetencë të futet në tregun e punës edhe si analist i aktorëve të komunikimit, aktorëve mediatikë dhe të jetë një konsumator kritik i produktit mediatik.Qëllimi i këtij programi me dy profile është ngritja e profesionalizmit në hapësirën e medias, të mësuarit dhe ushtruarit e dhënies objektive të informacionit, investigimin e informacionit të cilin dikush qëllimisht e fsheh – si kontroll i përditshëm i demokracisë për përmirësimin e realitetit shoqëror në Kosovë, mbulimi dhe regjistrimi i zhvillimeve, hartimi i produktit audioviziv etj. Aplikimi i të kuptuarit kritik të teorive kryesore të komunikimeve, janë pjesa më e avancuar e programit që e bën gazetarin e ardhshëm jo vetëm raportues të thjeshtë të ngjarjeve përreth tij, por edhe një vëzhgues kritik dhe analitik i zhvillimeve në shoqëri.

Rezultate e pritshme

Aftësi për të dëshmuar me profesionalizëm ndjekjen dhe raportimin objektiv të zhvillimeve shoqërore, ekonomike e politike.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve të nivelit të parë studenti merr thirrjen:
Bachelor i Komunikimit Masiv – drejtimi i Gazetarisë (BSc)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Programi Bachelor është i organizuar në 6 semestra akademik, çdo semestër i ka nga 15 javë dhe nga 30 ECTS, që do të thotë studenti për diplomim duhet t`i arrijë 180 ECTS.

Viti I

Hyrje ne Komunikime- 7 ECTS

Të aftësojë studentët për t’i njohur, dalluar dhe zbatuar parimet kryesore të teorive të komunikimit masiv. Të ushtrojë ata që të kenë guxim të dalin para publikut per te artikuluar mendime, ide, qendrime, perkthime etj
Ligjërata teorike do të trajtojë teoritë e komunikimit masiv me shembuj praktik se si ato reflektohen te publikët heterogjenë në shoqëri; Rastet që merren si shembuj janë eksperimentale madje edhe vetë brenda grupit të studentëve.
Studentët gjithashtu do të vetëtrajtojnë shembuj mbi bazën e teorive komunikuese për rëndësinë e komunikimeve ndërpersonale dhe masive.

Diksion I-6 ECTS

Ka per qellim te aftesoje studentin-gazetar te ardhshem, qe te dije te plasoje mendimin ne mase. Te ushtroje, te shprehe bindshem kete mendim ne publik. Te ushtroje te kete siguri gjate prezantimit para mases
Metodologjia e mësimdhënies është e mbështetur në pjesën teorike të zhvilluar në mënyrë interaktive si dhe pjesën praktike në orët e ushtrimeve. Studentet ne javet e fundit do te prezantojne punimet e tyre praktike.

Gjuhe Angleze- 6 ECTS

T’i thellojë njohuritë e tyre të deritanishme; T’i përgatisë studentët e interesuar për këtë gjuhë shume të rëndësishme për gazetari dhe komunikim masiv; T’i ushtrojë studentët me të gjitha format e komunikimit si: shkrimin, leximin, të dëgjuarit, të kuptuarit dhe të folurit; Metodologjia e mësimdhënies është e mbështetur para së gjithash në ligjërata në klasë dhe në ushtrime në klasë. Studentët që ndjekin këtë kurs kanë mundësi të ndjekin edhe ligjërata të gërshetuara me ushtrime, si dhe orë interaktive të diskutimeve për punimet e tyre të pavarura, si detyra klase që janë të rregullta pothuajse për secilën orë të ushtrimeve. Studentët marrin pikë vlerësuese që llogariten në ndërtimin e notës përfundimtare përmes detyrave në klasë dhe në shtëpi

Te Folurit Bukur- 6 ECTS

Të Folurit Bukur, përmbledh të gjitha anët e punës me FJALËN. Kjo lëndë synon të orientojë moderatorët e ardhshëm se si të punojnë për të aftësuar veten teknikisht e artistikisht, në mënyrë që të përballojnë kërkesat e transmetimit të programit të tyre tek dëgjuesi apo teleshikuesi. Përsosja teknike është detyrë kryesore përgatitore e moderatorit për të plotësuar kërkesat e të folurit në radio, televizion apo në skenë.
Zbatimi me rreptësi e i vazhdueshëm i përsosjes teknike dhe artistike i bën moderatorët e ardhshëm që të kenë një të folur të pastër, të kumbueshëm, të zhdërvjellët dhe me efekte pozitive emocionale.

Zhanret dhe Teknikat e Gazetarise- 6 ECTS

T’i njohë studentët me rezultatet më të reja teorike dhe praktike në shkrimin e formave themelore të gazetarisë; T’i përgatisë që vetë të hulumtojnë dhe të vlerësojnë këto të arritura shkencore. Studim teorik dhe praktik që e bën studentin të demonstrojë të kuptuarit dhe zbatuarit të dijes dhe për të njohur të arriturat më të reja në fushën e shkrimit të formave themelore të gazetarisë.

Kulture Gjuhesore-7 ECTS

Kursi synon t’ua mësojë studentëve parimet dhe procedurat themelore mbi të cilat mbështetet dhe aplikohet drejtshkrimi i shqipes, si normave të miratuara në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë, më 1972. Histori e drejtshkrimit të shqipes dhe tradita e drejtshkrimit të shqipes, parimet themelore të drejtshkrimit të shqipes, drejtshkrimi i emrave- lakimet, emrat ambigjenë trajtat dhe rasat, emrat e përveçëm dhe shumësi i emrave, përemrat, trajtat e shkurtra dhe pronorët, foljet dhe klasat e tyre, drejtshkrimi i foljeve të parregullta, drejtshkrimi i pjesores së foljeve apofonike dhe foljeve të tjera, drejtshkrimi i vetës së tretë të lidhores, koha e kryer e thjeshtë etj., çështje sintaksore lidhur me drejtshkrimin, drejtshkrimi i zanoreve dhe grupet e takimet e tyre dhe drejtshkrimi i bashkëtingëlloreve, fjalët me vizë, njësh dhe ndaras

Shkrim Akademik-5 ECTS

Të njohë studentët me konceptet themelore të të shkruarit akademik. Aftësimi arrihet kryesisht nëpërmjet detyrave praktike, ligjëratave, diskutimeve, leximit të materialeve të shpërndara. Studenti arrin nivelin e të kuptuarit, i aftë të zbatojë dhe sintetizojë teknikat e artit të të shkruarit dhe përmbledhjes së terminologjisë më të zakonshme që përdoret në të shkruarit akademik. Lënda synon të formojë te studentët shkathtësi të të menduarit kritik, si gjatë leximit, ashtu edhe gjatë shkrimit

Viti II

Radiogazetari- 7 ECTS

T’i aftësojë studentët lidhur me teknikat e përdorimit të gjuhës; T’i përgatisë për qasjet specifike me rastin e hulumtimit të temave, shtjellimit dhe transmetimit të tyre; T’i aftësojë të përdorin teknologjitë e avancuara të editimit të materialeve radiogazetareske.
Synon që studentëve të shkallës Bachelor t’ua krijojë edhe idenë e komunikimeve masive të natyrave specifike, duke trajtuar psikologjinë e dëgjuesit, natyrën globale të komunikimit radiogazetaresk dhe mënyrat se si do të luftojë radioja për hapësirë në skemat mediale.

Marredheniet me Publikun – 6 ECTS

Të pajisë studentët me njohuri nga format dhe strategjitë e komunikimit me publikun; Të aftësojë të dallojnë, analizojnë dhe interpretojnë aktorët e komunikimit, mesazhin- marrësin; Pas përfundimit të kursit,

Praktike Zhanret – 6 ECTS

Studenti të përvetësojë teknikat e të shkruarit, strukturën e zhanreve të ndryshme; Të zhvillojë mendimin kritik ndaj zhvillimeve ekonomike, politike, sociale e kulturore; Të dallojë ushtrojë për të dalluar raportimin objektiv nga ai i anshëm dhe propagandues apo reklamës politike; Të demonstrojë aftësi që në mënyrë të pavarur dhe objektive të hartojë një lajm, raport, reportazh, intervistë etj. Të kuptojë mesazhin propagandues politik nga mesazhi objektiv informues; Të zbatojë praktikat dhe teknikat objektive të ndërmjetësimit të informacionit nga zhvillimi te marrësi. Të analizojë në mënyrë kritike zhvillimet politike e ekonomike.

Gazetari Televizive – 6 ECTS

T’i pajisë me informacion nga të gjitha zhanret, format dhe metodat e punës gazetare në televizion; Të aftësojë studentët që të marrin njohuritë kryesore që do t’i shërbejnë atyre të jenë të përgatitur për punë në mediet televizive. Të kuptuarit, analizuarit dhe zbatuarit e të folurit në publik dhe për publik në medien televizive. Televizioni sot; Hulumtimi vizual; Tema dhe struktura e raportit; Si të shkruhet për televizion; Stilet e xhirimit dhe montimi; Intervistat televizive; Paraqitja para kamerës; Përdorimi i zërit në televizion; Transmetimet e drejtpërdrejta; Shkrimi dhe pamjet; Përballë shikuesit; Interpretimi i tekstit; Fshati global

Kamera Praktika – Produksion – 5 ECTS

Qëllimi i kursit është që të njihen studentët me bazën teknike te përfshira në Kolegjin AAB – Fakulteti i Komunikimit – Produksioni: video, filmi , pajisjet për video-kinematografi dhe ndriçimi. Studentët duhet të kalojnë të gjitha fazat e përgatitjeve për xhirim me kamera – nga prova teknike të video kamerave dhe testeve e ushtrimeve të ndryshme. Kursi ofron njoftimin e studentëve me organizimin dhe funksionimin e mënyrave te xhirimit ne situata te ndryshme ne punën e programit te lajmeve dhe programi dokumentar ne TV. Zhvillimi i këtij kursi është i rëndësishëm për përgatitjen sa më të mirë të diplomantëve të ardhshëm për tregun e punës. Metodologjia e mësimdhënies është e mbështetur para së gjithash në ligjërata në klasë, ku gjatë analizave të cilët do të shfaqen para studentëve, do të analizohen stilet e punës dhe kreativitetit të kameramanit. Këto ligjërata do të mbështeten edhe me orët e ushtrimeve-simulimeve në vepër.

Marketing Medial – 5 ECTS

Marketingu medial është një koncept relativisht i ri përdoret nga bizneset për zhvillimin e një komuniteti online, i cili lejon klientët të kënaqur të mblidhen dhe të lartësojne virtytet e një marke të caktuar. Në shumicën e rasteve, komuniteti online përfshin mekanizma të tilla si blogs, tv-të, mesazhet dhe komente për produktet dhe Wikipedia të cilat kontribuojnë në një forum transparent tek postimi, i vlerëson, kritikat, pyetjet dhe sugjerimet.
Studentët duhet të jenë në gjendje të:

1. Artikulojnë funksionet thelbësore të biznesit, por më veçanërisht rolin e aktiviteteve te marketingut medial.
2. Demonstrojnë dhe të kuptojnë mjedisin e biznesit.
3. Demonstrojnë të kuptuarit, për të identifikuar, dhe aplikojnë konceptin e marketingut miks: produkti, çmimi, promovime dhe shpërndarjen e taktikave të kompanisë nëpërmes MM.
4. Demonstrojnë një kuptim bazë të sjelljes se konsumatorëve.
5. Aplikojnë konceptet e strategjisë së marketingut për të analizuar rastin e biznesit, duke ofruar rekomandime për firmë.
Zbatojnë njohuritë e strategjisë operative të një firme sipas koncepteve te marketingut miks , duke nxjerre një përfundim rreth ndikimit te tij në komunitetin në përgjithësi.

Marredheniet me Publikun – 6 ECTS

Të pajisë studentët me njohuri nga format dhe strategjitë e komunikimit me publikun; Të aftësojë të dallojnë, analizojnë dhe interpretojnë aktorët e komunikimit, mesazhin- marrësin;

Media dhe Shoqeria – 6 ECTS

Të aftësojë studentët që vetë të hulumtojnë dhe vlerësojnë dukuritë dhe fenomenet që krijohen në raportin ndërmjet shoqërisë dhe medies; Studenti të jetë në gjendje të definojë, identifikojë, argumentojë faktet kryesore në këtë fushë që i japin mundësinë të vijë deri te konkludimet e qëndrueshme. Studenti aftësohet të vlerësojë, analizojë dhe paraqesë në mënyrë kritike rezultatet e tij.

Gazetari Televizive – 6 ECTS

T’i pajisë me informacion nga të gjitha zhanret, format dhe metodat e punës gazetare në televizion; Të aftësojë studentët që të marrin njohuritë kryesore që do t’i shërbejnë atyre të jenë të përgatitur për punë në mediet televizive. Të kuptuarit, analizuarit dhe zbatuarit e të folurit në publik dhe për publik në medien televizive. Televizioni sot; Hulumtimi vizual; Tema dhe struktura e raportit; Si të shkruhet për televizion; Stilet e xhirimit dhe montimi; Intervistat televizive; Paraqitja para kamerës; Përdorimi i zërit në televizion; Transmetimet e drejtpërdrejta; Shkrimi dhe pamjet; Përballë shikuesit; Interpretimi i tekstit.

Konvergjenca e Medias – 7 ECTS

T’ua mësojë studentëve konceptet themelore mbi mediet e reja, T’i informojë studentët lidhur me tendencat e reja zhvillimore dhe drejtimet në të cilat po zhvillohen mediet, sidomos në epokën e digjitalizimit; T’i ushtrojë për sfidat, nevojat tekniko-teknologjike për ta mundësuar kalimin nga media tradicionale në medien e re. Të kuptuarit e ndryshimeve teknologjike të infrastrukturës, si dhe normativin në kuptim të përvojave më të mira të BE-së lidhur me digjitalizimin si proces; T’u krijojë studentëve idenë mbi pajisjet multimediale dhe shfrytëzimin e tyre.

Fotografia Mediale – 5 ECTS

Lënda Fotografia Mediale që ligjerohet per studentët e drejtimit të Produksionit në Fakultetin e Komunikimit Masiv ka për qëllim që të percjellë tek studentët njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike duke u mbështetur në mësimdhënjen bashkëkohore. Si qëllim specifik i këtij kursi semestral është identifikimi i studentëve me prirje të theksuar për të realizuar fotografi kreative dhe shtytja e tyre për t‘ju përkushtuar, në të ardhmen, profesionit të fotografit.

Regjistrimi dhe Dizajnimi i Zerit ne Studio – 5 ECTS

Në këtë kurs studentët do të njihen me teknologjinë dhe programet që përdoren për regjistrim dhe dizajnim të zërit në studio. Kursi synon t’i mundësojë studentëve të pajisen me njohuri profesionale mbi procesin e inçizimit, editimit, revidimit, miximit dhe postprodukimit të audio produkteve me cilësi të lartë.
Programet kyçe: Cubase SX2, Cubase SX3 deri te Cubase 7.
* Kjo lëndë ofron një pasqyrë të shëndoshë si një formë e komunikimit dhe praktikës. * Studentët do të kenë aftësi për të punuar me mjete profesionale dhe software për dizajnim dhe regjistrim të zërit.
* Aftësi për t’u angazhuar në një detyrë krijuese brenda kufijve të kufizuara dhe të paraqesë rezultatin në përputhje me specifikat e sakta.

Montazh – 5 ECTS

Njohja dhe mësimi i historisë së zhvillimit të montazhit dhe format e saj; njohja me gramatikën e gjuhës së filmit dhe krijimin e hapësirës dhe kohës në film. Roli dhe detyrat e montazhit, historia e zhvillimit të formave të ndërlikuara të montazhit, struktura e veprës filmike, fotografia natyrore e filmit dhe relativiteti i saj, kuadri, parametrat e kuadrit dhe montazhi, planet filmike, pozita e kamerës, këndi i regjistrimit, regjistrimet objektive dhe subjektive, kundrimi dhe lidhja e tyre, F-efekt, lëvizja e kuadrit dhe lëvizja e kamerës, orientimi në hapësirë, kohë dhe orientimi psikologjik.

Viti III

Komunikime Nderkombetare – 6 ECTS

Të njohë studentët me komunikimet ndërkombëtare, komunikimin e aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë të një vendi me publikët e vendeve të tjera; – Të shpjegojë nocionet e diplomacisë publike, marrëdhënieve ndërkombëtare publike. Të demonstrojë njohuri dhe të dallojë strategjitë e komunikimit me jashtë për rritjen e imazhit; Të japë përgjigje se kur publiku i Kosovës është thjesht konsumator i diplomacisë së huaj publike dhe si mund të zhvillojmë në diplomacinë publike me qëllim të rritjes së imazhit për interesa politike, ekonomike (eksport- tërheqje investimesh), turistike etj.

Regji Televizive – 6 ECTS

Studentët do te njihen me bazat e regjise televizive duke përfshire leksionet mbi konceptet themelore të regjise ne TV, në botë dhe në vendin tonë. Programi i regjise televizive , një program i studimit prezanton studentët me bazat dhe me strukturën e gjuhës së filmit dhe me aspekte të ndryshme të punës së tyre të drejtuar në praktikë me sektorët e televizionit ,për të punuar në faza të ndryshme të prodhimit – nga përgatitje për xhirim -xhirimi dhe post-prodhimit/ produksioni ne teknologjine dixhitale dhe njohurive teorike në lidhje me artin e Televizionit.

Praktika Televizive- 6 ECTS

Lënda praktikë televizive ka për qëllim përgatitjen e studentëve për të raportuar për televizion dhe për të udhëhequr emisione të natyrave të ndryshme në TV. Lënda synon që të aftësojë studentët me njohuri të nevojshme për punën e gazetarit televiziv.
Praktika në gazetari do t’u mundësojë studentëve që të arrijnë standarde të larta në gazetarinë televizive, të kryejnë punët e dhëna me efikasitet dhe profesionalizëm, si dhe të reflektojnë në mënyrë kritike për punën e gazetarit dhe ndikimin që ka ajo te shikuesit.
Njëri ndër qëllimet e lëndës është të zhvillojë të menduarit analitik te studentët , me qëllim të njohjes me vlerat, përgjegjësitë dhe rëndësinë që ka gazetaria televizive si profesion.
Ky program do t’u mësojë studentëve si të identifikojnë lajmin , çfarë qasje duhet t’i japim temave që trajtojnë, hulumtimin e temave, si të raportojnë, si të udhëheqin emisione LIVE (debate, intervista, etj), si të respektojnë afatet e dhëna kohore. Programi është i gërshetuar me pjesën teorike dhe praktike, të cilat e plotësojnë njëra tjetrën.

Sisteme Politike – 6 ECTS

Është t’i aftësojë studentët që në teori dhe praktikë për të perceptuar të drejtën dhe funksionimin e sistemeve politike, parlamentare dhe jo parlamentare; Të krijojë aftësi menaxhuese politike në sfondin parlamentar; Të begatojë me kulturë demokratike dhe qasje institucionale në jetën parlamentare.

Gazetari Online – 6 ECTS

Qëllimet e kursit ‘‘gazetari online‘‘ jane që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme nga kjo fushë, duke filluar nga gjërat elementare e deri te teknologjitë më të reja që kanë ndryshuar botën e gazetarisë. Qëllimet specifike të kursit janë që studentët të fitojnë njohuri të mjaftueshme nga kjo lëndë, duke u stërvitur si të përdorin multimedian, burimet, të shkruarit, formatet e raportimit online në mënyrë të angazhohen në agjensi të lajmeve/portale apo media online në përgjithësi

Gjykim Editorial – 6 ECTS

T’u mësohen studentëve nocionet themelore të këtij gjykimi; T’ju krijojë idenë për gjykimin e drejtë editorial në të gjitha zhanret e gazetarisë duke u mësuar atyre praktikat më të mira bashkëkohore dhe parimet themelore të këtij gjykimi. Studenti arrin të kuptuarit dhe është i aftë të zbatojë standardet e përcaktuara për punën e medias, interesin publik dhe ndikimin që mund të ushtrojë mbi shoqërinë dhe individët e përfshirë në trajtim. Arsyeja dhe arsyetimi editorial; Parimet themelore standardet editoriale e etike;Vlerat editoriale; Besueshmëria, saktësia, ndershmëria dhe paanshmëria; Interesi public.

Menaxhimi i Televizionit – 6 ECTS

Ngritja e njohurive te studenteve te vitit te 3-te se si menaxhohet nje medium transmetues, ne vecanti televizioni si njeri nder mediumet me te fuqishme per nga ndikimi. Studentët do të mësojnë të gjitha nivelet e menaxhimit të televizionit duke filluar nga:
Bordi i Drejtorëve,
Menaxhimi i lartë,
Menaxhimi editorial, (Vlerat e lajmit televiziv, Agenda Setting Theory) Aspekti promocional i menaxhimit,
Nderlidhja e menaxhimit te televizionit me mediat e tjera, Integrimi i TV ne mediat online, etj.
Gjithashtu ligjeratat do të përcillen edhe me cështje praktike.

Interpretim – 6 ECTS

Të ushtrojë studentin të interpretoje monologë; Të aftësojë për ta lansuar mendimin në masë ; Të ushtrojë te ketë siguri gjatë prezantimit para mases; Të mësohet t’i shqiptojë fjalët ; Të ketë aftësi komunikimi; Të dijë të menaxhojë veten gjatë interpretimeve të ndryshme; Të analizojë se kur duhet bërë pauza gjatë interpretimit.

Gazetari Hulumtuese – 6 ECTS

Të ushtrojë mendimin kritik të studentit i cili të dijë të kuptojë komunikimin politik, propagandën politike dhe, të merret me investigimin e të vërtetës; Të pajisë me teknikat dhe strategjitë e identifikimit dhe investigimit të një problemi, një informacion të cilin dikush qëllimisht e fsheh, por i cili informacion ka interes publik; Të aftësojë studentin-gazetar i ardhshëm që të dallojë raportimin dhe investigimim; abuzimin me ligjet, fondet publike, të kërkojë drejtësinë; Të identifikojë, zbërthejë dhe analizojë problemet e ndërlikuara të shoqërisë, të dijë strategjitë e komunikimit në intervistat, grumbullimin e dëshmive dhe fakteve dhe të hartojë një artikull investigues.

Etika e Medias – 6 ECTS

Të pajisë studentët me dije teorike dhe analitike të shkencës së etikëst si dhe të raporteve komplekse që paraqiten në kontekstin etika-komunikimi media; Të thellojë dijen e studentëve lidhur me sjelljen, moralin, kodin etj., në gazetari. Studenti do të mund të zbatojë këto dije mbasi të përfundojnë studimet dhe të hyjnë në procesin e punës.; Do të ndërlidhë problemet kryesore të etikës, që nga nocionet dhe deri tek pasojat dhe sanksionet.

Gazetari e Profilizuar – 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studenti të njihet me specifikat që ka gazetaria e profilizuar, si ajo: politike, kulturore, juridike, ekonomike e sportive. Pas kryerjes së këtij kursi studenti do të njohë edhe institucionet e veçanta juridike, politike, kulturore sportive etj., si dhe teknikat e shkrimit për këto profile të ndryshme; të përdorë burimet e duhura për specifikat që kanë këto profile; të analizojë problematikat që ka natyra e tyre; të diskutojë dhe gjykojë për çështjet që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, politike, juridike sportive etj.