Studentët e nivelit master nga Fakulteti i Administratës Publike në Kolegjin AAB, kanë marrë pjesë në ligjëratën me të ftuar Shkumbin HAlabaku, analist i të dhënave në IPKO dhe trajner i Poëer BI.
Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të lëndës “E-Qeverisja” me profesor Lavdim Terziu, me temën “Udhëheqke strategjike e bazuar në të dhëna dhe numra”.
Gjatë ligjëratës studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre rreth vendimmarrjes së bazuar në evidencë, analizës së të dhënave, dhe rolit të tyre në administratën publike moderne.