Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike mirëpret në takim profesorët nga Universiteti i Caen në Francë

20 Maj 2025

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva zhvilloi takime me profesorët Olivier Thenaisy, Sandra Perez Ramos dhe Guillaume Hernandez   nga Universiteti i Caen në Francë.

Gjatë takimeve u diskutua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet fakulteteve përmes projekteve të përbashkëta, programeve të mobilitetit dhe shkëmbimit akademik. Në veçanti, theksi u vendos mbi bashkëpunimin trepalësh mes dy fakulteteve dhe organizatës franceze “Play International”, me të cilën Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

Ky bashkëpunim aktualisht konkretizohet përmes zbatimit të projektit “Let’s Play Math”, i financuar nga programi Erasmus+, që synon ndërthurjen e edukimit fizik me të nxënit e matematikës përmes metodave aktive dhe gjithëpërfshirëse.

Share: