Mesazh i Rektorit të Kolegjit AAB, Dr. Sc. Bujar Demjaha

9 Maj 2020

Urime 9 Maji, Dita e Evropës

Bashkimi Evropian shënon sot ditën e unitetit dhe të bashkëpunimit.
Krijimi i Bashkimit Evropian shënoi një kthesë historike në procesin e demokratizimit, lirisë, tolerancës dhe bashkëpunimit në kuadër të një unioni ndërnacional.

Fuqizimi i Bashkimit Evropian ju dha mundësi popujve të vendeve anëtare që të jetojnë në harmoni dhe të avancojnë të drejtat e tyre për të lëvizur të lirë dhe për t’u trajtuar të barabartë.

Repuplika e Kosovës feston 9 Majin për të shënuar qëllimet tona legjitime për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. Vendi ynë ka bërë progres të konsiderueshëm në përmbushjen e kritereve për integrim përmes forcimit dhe promovimit të vlerave evropiane, në respektim të parimeve themelore të bashkëpunimit ndërshtetëror, barazisë mes popujve, ruajtjes së integritetit dhe sigurimit të mirëqenies për të gjithë qytetarët.

Share: