Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan

4 Qershor 2025

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Artan Dermaku, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Qëllimi i marrëveshjes është që të zhvillohet bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy palëve, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta mes studentëve dhe stafit akademik nga dy institucionet; organizimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore, si konferenca, seminare, punëtori dhe tryeza të rrumbullakta me interes të përbashkët, etj.

Kjo marrëveshje shënon fillimin e bashkëpunimit të frytshëm mes dy institucioneve në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, ndërsa hap rrugë për projekte të përbashkëta të radhës.

Share: