Universiteti “Ostim Teknik Universitesi” nga Turqia i shtohet listës së partnerëve të Kolegjit AAB

21 Korrik 2020

Në vazhdën e zgjerimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, Kolegji AAB nënshkroi memorandum bashkëpunim me Universitetin “Ostim Teknik Universitesi” nga Turqia.

Memorandumi i nënshkruar nga prorektorja prof.ass.dr.Venera Llunji, në emër të Kolegjit AAB dhe prof.ass.dr. Ozan Gulhan, në emër të Ostim Teknik Universitesi, parasheh një varg aktivitetesh të përbashkëta, si: shkëmbimin e studentëve e të stafit akademik, njohjen e kredive për kurset e ndjekura në institucionet përkatëse, organizim të programeve të përbashkëta studimore, si dhe aktivitete të përbashkëta shkencore, si konferenca, simpoziume, etj..

Marrëveshja e nënshkruar ishte inicuar nga dekanati i Fakultetit Ekonomik, prof.ass.dr. Shaip Bytyçi, dekan, dr.sc. Kosovare Ukshini, prodekane dhe profesori dr.sc. Donat Rexhaj.

Share: