Konferenca shkencore e AAB-së mbi “Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pandemia Covid-19”, numëron mbi 180 prezantues nga 28 vende të botës

26 Gusht 2020

Në konferencën me temë “Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pandemia Covid-19”, që do t’i zhvillojë punimet me datë 5 dhe 6 shtator të këtij viti do të marrin pjesë 183 autorë nga 28 vende të botës. Gjatë kësaj konference ndërkombëtare e cila organizohet nga Kolegji AAB dhe disa universitete evropiane folës kryesorë do të jenë profesori nga Universiteti i Bolonjë, Pierluiggi Musaro dhe Prof. Derek El-Zein nga Universiteti Paris Descartes.

Tematikat kryesore të konferencës kanë të bëjnë me efektin e izolimit nga pandemia nga një qasje interdisiplinore dhe transdisiplinore. Sipas organizatorëve të kësaj konference u deklarua se janë pranuar 124 abstrakte të cilat kanë marrë përgjigje pozitive nga Komiteti shkencor, ndërsa mbi 50 aplikime janë refuzuar.
Pjesëmarrësit do të prezantojnë punimet e tyre online derisa nikoqir kryesor i kësaj konference është Kolegji AAB, në bashkëpunim me universitete nga Greqia, Polonia, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria.

Informacionet bazike lidhur me konferencën i gjeni këtu:

Më shumë

Share: