AAB institucioni i parë arsimor në Kosovë që lehtëson financimin e studentëve nga diaspora

3 Shtator 2020

Kolegji AAB ka bërë marrëveshje me kompaninë Paysera duke u bërë kështu institucioni i parë i arsimit të lartë që do të ofrojë shërbimet Fintech për studentët e vet. Sipas kësaj marrëveshjeje AAB do t’ iu bëjë të mundshme pagesën në kohë reale dhe eliminimin e shpenzimeve bankare për transaksionet nga Diaspora.Kolegji AAB, përmes kësaj platforme do t’ u mundësojë studentëve të marrin mbështetje nga familjarët e tyre që jetojnë në vendet jashtë Kosovës (diasporë), ku ata do të përfitojnë nga shërbimet e Paysera që mundëson pagesat dhe transferet në euro nga shtetet e BE-së, pa anjë tarifë shtesë financiare.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i Këshillit Drejtues në Kolegjin AAB, Gëzim Shabani tha se ndjehet i lumtur për këtë marrëveshje, dhe se Paysera do t’ u mundësojë studentëve lehtësira në kryerjen e pagesave. “AAB vazhdon të mbajë primatin në digjitalizimin e shërbimeve për studentët e vete. Nga tani të gjitha pagesat mund të bëhen përmes telefonit mobil, të përkrahur nga Paysera duke zvogëluar kështu përdorimin e parasë kesh dhe duke ulur shpenzimet bankare”, theksoi Shabani.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Paysera në Kosovë, Bashkim Zeqiri tha se është shenjë e mirë e zhvillimit të produkteve financiare që kompanitë kosovare “gjithnjë e më shumë po përfshihen në botën inovative duke automatizuar shërbimet dhe duke përdorur teknologjinë informative e cila ulë shpenzimet dhe lehtëson operimet”.

“Kjo është marrëveshja më e madhe deri tani e një kompanie kosovare me një Fintech”, ka shtuar Zeqiri.Digjitalizimi i kartelës së studentit do të mundësojë automatizimin e proceseve dhe mundësinë e kuletës digjitale për të gjithë studentët dhe nxënësit.

Share: