Kolegji AAB pjesëmarrës në ceremoninë e pranimit të Agjencisë për Akreditim në EQAR

31 Korrik 2025

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare e plotë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Me këtë rast, AKA organizoi një mbrëmje, ku të ftuar ishin të gjithë akterët e arsimit të lartë në Kosovë, përfshirë edhe Kolegjin AAB.

Në këtë ngjarje, Kolegji AAB u përfaqësua nga Rektori Prof. Blerim Olluri dhe Prorektorja për Cilësi dhe Cështje Akademike Prof. Furtuna Mehmeti.

Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Blerim Olluri uroi AKA-në për këtë arritje historike për arsimin e lartë në Kosovë. Rektori Olluri tha se anëtarësimi në EQAR është një zhvillim i rëndësishëm për institucionet e arsimit të lartë, vecanërisht për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët tani e tutje do ta kenë më të lehtë njohjen e diplomave dhe qasjen në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Kolegji AAB do të vazhdojë të mbetet partner i përkushtuar i AKA-së në rrugën drejt avancimit të cilësisë akademike në nivel kombëtar dhe evropian.

Share: