Historia e suksesit e studentit Fatos Turkaj – Punësimi dhe njohja e diplomës së AAB në Zvicër dhe Norvegji

9 Gusht 2025
Fatos Turkaj

Fatos Turkaj, përfaqëson një rrugëtim tjetër të suksesshëm të studentëve nga Kolegji AAB, menjëherë pas diplomimit falë mundësive të shumta në tregun e punës për shkak të përgatitjeve dhe aftësive që shfaqin. Diploma nga Kolegji AAB e njohur si e barasvlershme në Zvicër dhe Norvegji, i hapi atij dyer të reja profesionale dhe ndërkombëtare.

Aktualisht, ai mban dy pozita tejet të rëndësishme në sektorin publik dhe privat: Zyrtar i Lartë për Treg në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës dhe Menaxher i Burimeve Njerëzore në kompaninë projektuese FST Engineering.

Krahas këtyre angazhimeve, ai është themelues dhe drejtor i platformës AlphaQPlus, e cila ofron trajnime të specializuara në lidership, menaxhim të konflikteve, zhvillim të kapaciteteve dhe komunikim efektiv.

Me një pasion të veçantë për zhvillimin profesional, Fatosi ka marrë pjesë në mbi 20 konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar me prezantime në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit.

Historia e Fatos Turkajt është dëshmi se përkushtimi, vizioni dhe guximi për të ndërmarrë iniciativa të reja janë çelësat e suksesit personal dhe profesional.

Share: