Studimi i profesorëve të AAB-së: Mbi 70 për qind e studentëve përdorin përditshëm AI

11 Shtator 2025

Një studim i botuar në revistën prestigjioze Social Sciences & Humanities Open (Elsevier) sjell të dhëna të reja mbi mënyrën se si studentët e arkitekturës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut e perceptojnë dhe përdorin inteligjencën artificiale (AI).

Rezultatet tregojnë se rreth 99 për qind e studentëve e kane bërë inteligjencën artificiale temë thuajse të përditshme, ndërsa mbi 70 për qind e tyre e përdorin AI në punën e tyre për skica, vizualizime 3D dhe analiza të projekteve.

Pas këtij hulumtimi qëndrojnë profesorët e Kolegjit AAB, Ejup Dullinja dhe Kaltrina Jashanica, të cilët me punën e tyre kanë arritur ta sjellin në vëmendjen ndërkombëtare një temë që prek drejtpërdrejt të ardhmen e arsimit dhe profesionit të arkitekturës.

Publikimi i tyre në një nga botuesit më prestigjioz në botë, Elsevier, është dëshmi e qartë e cilësisë dhe seriozitetit të kërkimeve akademike në AAB. Ky sukses e vendos institucionin në qendër të debatit global mbi integrimin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë dhe forcon reputacionin e tij si lider në inovacion dhe shkencë. Studimi i plotë mund të lexohet falas këtu.

Share: