Biblioteka e Kolegjit AAB dhuron 63 tituj librash për Bibliotekën “Gjergj Fishta”në Lezhë

15 Qershor 2026

Në kuadër të mbështetjes së vazhdeushme për promovimin e dijes, kulturës dhe leximit, Biblioteka e Kolegjit AAB ka realizuar një donacion prej rreth 63 titujsh të rinj librash për Bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së bibliotekave si qendra të rëndësishme të dijes dhe zhvillimit kulturor.

Ky kontribut ka për qëllim të pasurojë fondin bibliotekar dhe të krijojë mundësi më të mira për lexuesit, studiuesit dhe të rinjtë që frekuentojnë bibliotekën.

Biblioteka e Kolegjit AAB dhe Shtëpia Botuese AAB mbeten të përkushtuara në mbështetjen e iniciativave që nxisin edukimin, leximin dhe qasjen në literaturë cilësore për të gjitha kategoritë e lexuesve.

Share: