Njëri nga boksierët më perspektivë të Kosovës, i cili pothuaj në të gjitha meçet e zhvilluara përveç tjerash është shquar si boksier shumë luftarak, ka vendosur që krahas boksit të vazhdojë edhe zhvillimin e tij akademik.
Besart Pireva, tashmë është bërë pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, duke iu bashkuar listës së sportistëve me arritje kulmore që studiojnë në AAB.
Në vargun e titujve të arritur në karrierën e deritashme, Besarti ka qenë edhe boksieri i vitit për U-18, është shpallur kampion në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ka qenë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Turqi, etj..
Besart Pireva, është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës në Boks. Ai ishte pjesë e garave kualifikuese olimpike evropiane që u mbajtën në Londër, e që kishin për synim pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Kolegji AAB i uron suksese kulmore edhe në studime, ndërsa nuk do të ndalet së përkrahuri edhe në arenën profesionale.