Tiranë, 18-20 shtator 2025 – Në Kolegjin Universitar Logos u zhvillua ngjarja përmbyllëse e projektit HomoDigitalis, duke shënuar kulmin e një iniciative dyvjeçare për forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e Humaniteteve Digjitale dhe Medias Edukative në Ballkanin Perëndimor.
Programi përfshiu prezantime mbi progresin institucional, sesione akademike me studiues dhe pedagogë, si dhe panele diskutimi mbi zbatimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit. Vlerësimet ndërkombëtare për cilësinë e arritjeve shtuan besueshmëri dhe ndikim, ndërsa aktivitetet kulturore dhe sociale krijuan mundësi për shkëmbime profesionale dhe ndërlidhje ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.
Ngjarja përmbyllëse tregoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin për ndërtimin e një arsimimi dhe kërkimi të qëndrueshëm në rajon, duke kontribuar në zhvillimin e Humaniteteve Digjitale dhe Medias Edukative.
Nga Kolegji AAB morën pjesë: koordinatorja e projektit Arbërore Bicaj, zyrtarja e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve, Erëza Mehmeti, si dhe stafi akademik dhe profesional Violeta Buza dhe Ersan Hamdiu.
Projekti HomoDigitalis është financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+.