Prishtinë, shtator 2025 – Në numrin më të ri të revistës Management Review Quarterly (CiteScore = 16.6), është publikuar studimi i profesorit të Kolegjit AAB, Prof. Dr. Xhavit Islami, me titull “Artificial Intelligence and Value-Based Strategy: A Literature Review and Future Research Directions”. Revista renditet ndër më të njohurat në fushën e “Business, Management and Accounting (miscellaneous)”
Studimi paraqet një model trepalësh që analizon rolin e inteligjencës artificiale në krijimin e vlerës për konsumatorët, punonjësit dhe furnizuesit. Ai gjithashtu shqyrton literaturën ekzistuese, identifikon boshllëqet kërkimore dhe propozon qasje të reja për zhvillimin e teorisë dhe praktikës menaxheriale.
Kontributi kryesor i hulumtimit është ofrimi i udhëzimeve për integrimin e inteligjencës artificiale në strategjinë e bazuar në vlerë, duke lidhur aspekte teorike me aplikime praktike në fushën e menaxhimit.
🔗 Artikulli i plotë është i qasshëm këtu: https://link.springer.com/article/10.1007/s11301-025-00549-x
🔗 Versioni “Open Access”: https://rdcu.be/eFXVJ