Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në AAB ka siguruar akses të plotë në numrat e pesë viteve të fundit të 6 revistave shkencore më prestigjioze në botë për fushën e komunikimit, gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun.
Këto revista përfshijnë:
–Telematics and Informatics (Impact Factor:: 20.4)
Vendi i 1-rë nga 1105 në fushën e Ligjit
Lidership botëror në studimet mbi teknologjinë, shoqërinë dhe komunikimin
–Journal of Advertising (Impact Factor:: 15.0)
• Vendi i 4-t në Komunikim
• Burim kyç për kërkime mbi reklamën dhe ndikimin e saj në audiencë
–Digital Journalism (Impact Factor:: 12.6)
• Vendi i 11-të në Komunikim
• Revista që analizon thellë gazetarinë digjitale dhe transformimet e reja teknologjike
–Public Relations Review (Impact Factor:: 7.7)
• Vendi i 35-të në Komunikim
• E domosdoshme për profesionistët dhe studiuesit e PR-it dhe komunikimit strategjik
–Journalism Practice (Impact Factor:: 6.5)
• Vendi i 48-të në Komunikim
• Një vështrim kritik mbi praktikat aktuale të gazetarisë globale
–Journal of Public Relations Research (Impact Factor:: 5.7)
• Vendi i 149-të nga 1497 në Shkenca Politike dhe Sociologji
• Ndërlidhje mes PR-it, politikës dhe shoqërisë bashkëkohore
Kjo qasje sjell përfitime të shumta për studentët dhe studiuesit si: qasje në literaturë ndërkombëtare të nivelit të lartë; mbështetje për punime shkencore, tema diplome dhe kërkime; mundësi për të punuar me burime të njëjta si universitetet më të mira botërore, etj.
Tani këto revista mund t’i gjeni në Bibliotekën e AAB, si një hap tjetër i radhës për të ofruar njohuri dhe burime cilësore në rrugëtimin e studentëve drejt ekselencës akademike.