Është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe DOKU TECH, si një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në rajon, që mbahet më 23-24 tetor 2025 në Prishtinë.
Ky bashkëpunim ka për qëllim zhvillimin profesional të studentëve, forcimin e lidhjeve me industrinë teknologjike, dhe përfshirjen aktive të AAB-së në ekosistemin inovativ të Kosovës.
Gjithashtu studentët do mund të realizojnë praktika profesionale deri në punësim, si një mundësi ideale për t’u aftësuar më tej dhe për të treguar përgatitjet e tyre.