KOLEGJI AAB ZGJERON BURIMET SHKENCORE ME QASJE NË REVISTA TË RANGUT MË TË LARTË

10 Tetor 2025

Si pjesë e misionit për të forcuar kërkimin shkencor dhe për të mbështetur zhvillimin profesional të studentëve, Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka mundësuar akses të plotë në pesë revistat ndërkombëtare të rangut më të lartë në botë, të gjitha të renditura në kuartilin e parë (Q1) të Scopus, për studentët e nivelit Master në Shëndet Mendor.

Ky investim ka për qëllim të krijojë mjedis akademik ku studentët dhe stafi punojnë me literaturën më të re dhe më të avancuar, në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor.

Revistat e përfshira janë:

Fakulteti i Psikologjisë do ketë akses në të gjithë numrat e botuar gjatë pesë viteve të fundit nga këto revista, si mundësi për studentët dhe stafin që të hulumtojnë për gjetjet më të fundit shkencore në fushën që studiojnë.

Kolegji AAB mbetet i përkushtuar në investimin në dije, kërkim dhe hulumtim, duke krijuar hapësirë që shërben në sukses të studentëve tanë.

Share: