Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, organizoi garën “Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar 2025”.
Në këtë garë morën pjesë garues nga Kosova dhe Shqipëria, në kategori të ndryshme sportive.
Edhe në këto gara u dalluan me sukseset e tyre studentët e Kolegjit AAB. Në kategorinë “Women Bikini Fitness”, vendi i parë iu dha Ela Deda, studente e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.
Për fituesit u ndanë kupa, medalje dhe mirënjohje, ndërsa me mirënjohje të veçantë u nderuan Kolegji AAB dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit dhe promovimin e vlerave të fitnessit dhe bodybuildingut në Kosovë.