LANSOHET PROJEKTI “CREATECH” NË KOLEGJIN AAB, NJË MUNDËSI SHTESË PËR STUDENTËT

20 Tetor 2025

Në Kolegjin AAB është bërë lansimi i projektit CreaTech, financuar nga Institui Evropian për Teknologji dhe Inovacion, në kuadër të skemës financuese të Horizon Europe të Komisionit Evropian.

Synimet e projektit “CreaTech”

CreaTech synon të fuqizojë universitetet përmes bashkëpunimit me biznese, institucione kërkimore dhe organizata kreative, duke i përgatitur studentët të bëhen liderë të inovacionit dhe transformimit në sektorë me ndikim të lartë.

Fjala e Rektorit në lansimin e projektit

Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc Blerim Olluri, uroi të pranishmit për projektin CreaTech, si iniciativë që bashkon kreativitetin, teknologjinë dhe sipërmarrjen.

“Kolegji AAB, përveçse është partner aktiv, udhëheq zhvillimin e “Knowledge Lab”, një program trajnimi unik që synon të zhvillojë aftësi praktike, mendësi sipërmarrëse dhe kompetenca inovative për studentët dhe stafin akademik. Këto laboratorë do të shërbejnë si qendra të bashkëkrijimit mes universitetit dhe industrisë, duke ofruar trajnime, mentorim dhe mbështetje”, tha Olluri ndër të tjera.

Përfshirja e studentëve në projekt

Koordinatori i projektit, profesori i Fakultetit Ekonomik Agron Mustafa, theksoi rëndësinë e projektit dhe se si studentët do përfshihen duke pasur rolin e tyre në zhvillimin e projektit. Ai ndër të tjera prezantoi paketat e punës së projektit, objektivat dhe synimet.

Përfitimet e studentëve nga projekti

-Përfshirje në programe trajnimi ndërdisiplinore në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes

-Mundësi mentorimi nga ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë të industrisë

-Mbështetje për zhvillimin e ideve të tyre në biznese dhe startup-e

-Pjesëmarrje në laboratorë krijues, akseleratorë dhe rrjete ndërkombëtare

-Aftësi praktike për të udhëhequr ndryshimin në Industritë Kulturore dhe Kreative (CCI)

Partnerët e projektit

CREATECH zbatohet në bashkëpunim me: University of Tirana (UT) – bartës i projektit, Kolegji AAB (AAB), Euro-Mediterranean University (EMUNI), University of Bedfordshire (BED), University of Patras (UP), European Creative Hubs Network (ECHN), Lascò Innovation Hub (LASCÒ), Center for Entrepreneurship and Development (CED) dhe Consiglio Nazionale delle Ricerche (CNR).

Share: