Studentet e vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave Sociale, kanë zhvilluar aktivitet me fëmijët e kopshtit “Dua” në kuadër të lëndës “Punë dore me modelim”.
Qëllimi i aktivitetit
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, ku u diskutua për llojet e ushqimeve dhe rëndësinë e tyre për shëndetin e fëmijëve.
Krijimtari dhe argëtim
Studentet patën rastin që t’i informojnë fëmijët me punime kreative për rolin e ushqimit në jetën e tyre, ndërsa përmes lojërave dhe këngëve e kthyen aktivitetin në një përvojë të paharrueshme.