Kolegji AAB organizon mini-workshop me temën “Si funksionon Interneti”

27 Tetor 2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Internetit, me 29 tetor Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do organizoj një mini-workshop me temën “Si funksionon Interneti”.

Kjo punëtori do shërbej që studentët të kuptojnë më thellë si funksionon interneti që përdorim çdo ditë – teknologjinë që ka ndryshuar mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe komunikojmë.

Aktiviteti mbahet në Laboratorin A-203, duke filluar nga ora 10:00.

Share: