Kolegji AAB organizon webinar me temën “The Art and Science of Image Processing”

27 Tetor 2025

Me temën “The Art and Science of Image Processing”, Fakulteti i Shkencave KompjuterikeKolegjin AAB, me 30 tetor do organizoj një webinar të veçantë.

Dr.Faruk Bulut nga Universiteti i Essex

Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga Dr. Faruk Bulut, një ekspert ndërkombëtar dhe profesor në Universitetin e Essex.

Eksperienca e Dr.Bulut në Shkenca Kompjuterike

Me mbi 20 vjet përvojë akademike në universitetet në Stamboll, Dr.Bulut ka kontribuar në projekte akademike dhe të financuara nga industria si kryesues, studiues ose këshilltar.

Studentët e AAB’së do kenë rastin të mësojnë nga një ekspert që ka njohuri në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.

Share: