KOLEGJI AAB ORGANIZON KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR DITËN BOTËRORE TË RADIOLOGJISË

5 Nëntor 2025

Me 8 nëntor në Kolegjin AAB do mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Ditën Botërore të Radiologjisë, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore.

Tema e konferencës do jetë “Fuqizimi i Kujdesit Shëndetësor përmes Cilësisë së Lartë në Imazhe: Tekniku i Radiologjisë, Shtylla e Parë në Diagnostikimin Modern”.

Kjo konferencë synon të theksojë rëndësinë e radiologëve dhe teknikëve të radiologjisë në proceset moderne të diagnostikimit dhe trajtimit mjekësor.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore, të cilët kanë interes të thellojnë njohuritë mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale në kujdesin shëndetësor.

Pjesëmarrja është falas, dhe për ta konfirmuar dërgoni email në: [email protected], deri të premten, më 07.11.2025, në ora 14:00.

Pjesëmarrja është e limituar!

Share: