Studenti i AAB’së Veton Nimani vijon semestrin në NLA University College, Norvegji

13 Nëntor 2025

Studenti i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Veton Nimani, po ndjek semestrin në NLA University College, Norvegji, në kuadër të programit Erasmus+.

Eksperiencë frymëzuese

Vetoni, e cilëson këtë shkëmbim studentor si përvojë frymëzuese dhe mundësi për të njohur njerëz nga kultura të ndryshme, si dhe për të zgjeruar horizontet personale.

Mundësia për studentët e AAB’së

“Ky semestër ka qenë një mundësi unike për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të krijuar miqësi me studentë nga e gjithë bota, një eksperiencë që do ta mbaj mend gjithmonë”, tha Vetoni ndër të tjera.

Shkëmbimet përmes Erasmus+, ndihmojnë studentët tanë të përfaqësojnë AAB’në dhe të korrin suksese në universitete partnere jashtë kufijve.

Share: