Kolegji AAB dhe Universiteti Lille forcojnë Bashkëpunimin Ndërkombëtar përmes Erasmus+ dhe Bursave

25 Nëntor 2025

Kolegji AAB ka njoftuar thellimin e bashkëpunimit me Universitetin Lille, Francë, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, duke ofruar mundësi shkëmbimi për studentët dhe stafin.

Profesori Dr. Philippe Vaesken nga Universiteti Lille u takua me Zv/Rektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB, Venera Llunji, dhe Zyrtaren e Zhvillimit të Projekteve Erëza Mehmeti, për të implementuar mundësitë e bashkëpunimit dhe iniciativat e  përbashkëta akademike.

Përmes këtij partneriteti, studentët dhe stafi do të kenë mundësinë të marrin pjesë në shkëmbime Erasmus+, të përfshihen në mësimdhënie, trajnime dhe kërkime, kurse për studentët dhe stafin e Universitetit Lille pjesëmarrje edhe në Javën Ndërkombëtare të Stafit dhe programet e Shkollës Verore të Kolegjit AAB.

Bashkëpunimi përfshin mundësi bursash për studentët në programet e tyre si: Master në Menaxhimin Territorial Publik dhe Master në Menaxhimin e Inovacionit, duke ofruar përvojë ndërkombëtare dhe qasje në praktika inovative. Fokus i veçantë do të jetë tek menaxhimi territorial, duke nxitur diskutime mbi sfidat dhe zgjidhjet bashkëkohore.

Ky partneritet rrit dukshmërinë ndërkombëtare të dy institucioneve dhe forcon rolin e tyre në arsimin e lartë europian, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale.

Share: