Projekti KO-in-EU Shënon Fillimin e Zbatimit të Aktiviteve në Kolegjin AAB me Takimin e Parë Hyrës

25 Nëntor 2025

Kolegji AAB ka nisur zyrtarisht zbatimin e projektit KO-in-EUKosovo in the European Union (Jean Monnet Centre of Excellence), me organizimin e takimit hyrës. Ky takim shërbeu si një pikënisje e rëndësishme për të prezantuar projektin, qasjen e tij dhe hapat që do të ndërmerren gjatë periudhës së zbatimit.

Gjatë prezantimit u paraqitën objektivat, struktura dhe metodologjia e projektit, duke ndihmuar pjesëmarrësit të njihen me rolet dhe përgjegjësitë përkatëse. U diskutuan gjithashtu afatet kohore, buxheti dhe mënyrat e komunikimit e koordinimit që do të përdoren nga ekipet e përfshira, ndërsa aneks-kontratat për stafin u prezantuan për nënshkrim.

Takimi krijoi një hapësirë të përshtatshme për të unifikuar pritjet dhe për të ndërtuar një qasje të përbashkët pune, me synim realizimin e suksesshëm të qëllimeve të projektit. Pjesëmarrja dhe angazhimi i stafit kontribuan në vendosjen të një baze solide bashkëpunimi për fazat e ardhshme.

Kolegji AAB vazhdon të forcojë angazhimin e tij në projekte ndërkombëtare që mbështesin integrimin evropian dhe avancimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Share: