Me ftesë të Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, z.Petrit Malaj, Kolegji AAB mori pjesë në ceremoninë solemne në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të shquara nga fusha e politikës, kulturës, arsimit, shkencës dhe artit, duke krijuar një atmosferë festive dhe dinjitoze.
Kolegji AAB u përfaqësua nga Akademiku Lulzim Tafa, Rektori Prof. Dr. Blerim Olluri, Prorektorja Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, Dekanja Prof. Dr. Aida Alla dhe Prof. Ardian Sallauka, të cilët ishin të pranishëm në nderim të kësaj dite të veçantë për kombin shqiptar.
Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë ngjarje përbën një mundësi të rëndësishme për afirmimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.


