Kolegji AAB organizon trajnim për profesorët në kuadër të projektit “Let’s Play Maths”

27 Nëntor 2025

Në kuadër të projektit “Let’s Play Maths”, të financuar nga Komisioni Evropian, i cili synon të përmirësojë mësimdhënien e matematikës përmes lojërave interaktive dhe aktiviteteve fizike, Kolegji AAB organizoi me sukses një trajnim dyditor për profesorët pjesëmarrës.

Dita e parë u hap me fjalën përshëndetëse të Prof. Besim Gashit, i cili prezantoi partnerët dhe aktivitetet kryesore të projektit. Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof. Fatmir Pireva, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Play International, ndërsa Prof. Shemsedin Vehapi prezantoi objektivat e trajnimit dhe rolin e trajnerëve. Pjesëmarrësit diskutuan përgjegjësitë e tyre dhe zhvilluan ushtrime praktike përmes lojërave “Counting” dhe “Calculating”.

Dita e dytë u fokusua në lojërat “The Ten Game” dhe “Measuring Distance”, duke kombinuar elemente matematikore dhe aktivitete fizike. Trajnimi përfshiu gjithashtu diskutime mbi mbledhjen e feedback-ut dhe menaxhimin e sesioneve praktike me nxënësit.

Ky trajnim kontribuoi në forcimin e metodave interaktive të mësimdhënies, zhvillimin e komunikimit efektiv dhe përshtatjen e aktiviteteve sipas grupmoshave të ndryshme. Aktivitetet e realizuara krijuan një bazë të fortë për vazhdimin e trajnimeve të ardhshme dhe nismave inovative në edukimin matematikor, duke mbështetur misionin e projektit për të ndërthurur aktivitetin fizik me të nxënit e matematikës.

Share: