Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon ligjëratë informuese në Ditën Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS

1 Dhjetor 2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS, Fakulteti i Shkencave ShëndetësoreKolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë informuese me moton “Kapërcimi i sfidave, transformimi i reagimit ndaj AIDS-it”.

Kjo ligjëratë u mbajt nga profesori Izet Sadiku, ndërsa kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes, edukimit shëndetësor dhe promovimit të parandalimit tek të rinjtë.

Temat kyçe që u diskutuan gjatë ligjëratës ishin: Mënyrat e transmetimit të HIV/AIDS; strategjitë bashkëkohore të parandalimit; rëndësia e testimit të hershëm; trajtimi i HIV/AIDS; stigmatizimi; roli i të rinjve në promovimin e vetëdijes, edukimi seksual, etj.

Studentët morën pjesë aktive në pyetje dhe diskutime, duke vlerësuar rëndësinë e ligjëratave të tilla si burim informimi.

Ky aktivitet nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore synon të kontribuojë në përgatitjen e studentëve dhe forcimin e rolit të institucionit në promovimin e edukimit shëndetësor.

Share: