Kolegji AAB dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes së cilës zotohen të konkretizojnë format e ndryshme të bashkëpunimit që do të jenë me interes të përbashkët të këtyre dy institucioneve.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është ngritja e kapaciteteve, e cilësisë dhe e aftësive profesionale e shkencore të stafit dhe studentëve në këto dy institucione, përmes realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e menaxhimit arkivor, mbajtjes së praktikës, trajnimeve profesionale, ekspozitave, zhvillimit të projekteve si dhe shkëmbimit të eksperiencave nga lëmitë përkatëse.
Të dy institucionet janë dakorduar që sipas nevojave, në rastet e caktuara, të hartojnë dhe dizajnojë plane të veçanta të trajnimit profesional për nevojat specifike të secilës palë dhe në raste të caktuara, të krijojnë komisione profesionale dhe grupe pune të përbashkëta për zhvillimin e projekteve, strategjive dhe hulumtimeve.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kolegjit AAB nga rektori i Kolegjit AAB, Dr.sc. Bujar Demjaha dhe kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mr. Sc. Bedri Zyberaj.