Është mbajtur trajnimi “Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet institucioneve arsimore”, organizuar nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB.
Në këtë trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës, përfshirë edukatore, punëtore sociale dhe menaxhere/drejtoresha nga 7 kopshtet: Ninulla Academy, Kopshti Engjëlli, Akademia e Fëmijëve Ora 1, Akademia e Fëmijëve Ora 2, Akademia e Fëmijëve Ora 3, IP Harabelat, IP Foleja dhe përfaqësues nga HandiKos.
Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht roli i kopshteve si institucione që u hapin dyert studentëve për realizimin e praktikave profesionale.
Këto bashkëpunime kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin profesional dhe cilësor të studentëve, duke ndërtuar ura të qëndrueshme ndërmjet institucioneve arsimore dhe sociale.


