Studenti Veton Nimani kontribuon në pasurimin e Bibliotekës së Kolegjit AAB

23 Dhjetor 2025

Biblioteka e Kolegjit AAB së fundmi është pasuruar me një numër librash akademikë, falë një donacioni nga studenti i dalluar i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Veton Nimani.

Donacioni përfshin tituj me vlerë të lartë akademike nga fusha e gjuhësië, letërsisë angleze, shkrimit akademik dhe studimeve kulturore. Këto materiale do jenë në funksion të mbështetjes së procesit mësimor dhe kërkimor për studentët dhe stafin e AAB’së.

Drejtuesit e institucionit dhe përfaqësuesit e bibliotekës kanë falënderuar dhe shprehur mirënjohje për iniciativën, duke vlerësuar përkushtimin e Vetonit për dije.

Ky kontribut nga Vetoni shërben si shembull për studentët e tjerë, si promovim i kulturës së dhurimit të dijes dhe bashkëpunimeve në funksion të avancimit të arsimit të lartë.

Share: