Eksperti Arton Lena mban ligjëratë në Kolegjin AAB për Fondet Investive në Ballkanin Perëndimor

24 Dhjetor 2025

Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB, ka organizuar ligjëratë me të ftuar z. Arton Lena, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i WVP Fund Management, e dedikuar për studentët e programeve Bachelor dhe Master.

Ligjërata u realizua në koordinim me profesoreshën Florije Miftari, me temën “Praktikat dhe sfidat e funksionimit të fondeve investive në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë ligjëratës, z.Lena trajtoi detajisht praktikat bashkëkohore të fondeve investive, duke u fokusuar në rolin e tyre në zhvillimin e tregjeve financiare rajonale. Ai prezantoi praktikat më të mira të investimit, mundësitë dhe përfitimet e investimit të kursimeve, me theks të veçantë te investitorët individualë.

Po ashtu, u ndanë përvoja konkrete nga vendet e rajonit, si dhe u diskutuan sfidat kryesore ligjore, institucionale dhe ekonomike me të cilat përballen fondet investive në Ballkanin Perëndimor.

Studentët pjesëmarrës u përfshinë në diskutime interaktive, duke përfituar njohuri praktike mbi investimet në fonde, menaxhimin e portofolios dhe perspektivat e zhvillimit të tregjeve investive në të ardhmen, veçanërisht në Republikën e Kosovës.

Share: