Fakulteti i Shkencave Kompjuterike zhvillon ligjëratë mbi evolucionin e Machine Learning

26 Dhjetor 2025

Fakulteti i Shkencave KompjuterikeKolegjin AAB, ka mbajtur ligjëratë me të ftuar Panarit Jahiri, përfaqësues i kompanisë SAP.

Tema e kësaj ligjërate ishte “From Perceptrons to Prompts: The Evolution of Machine Learning”, e cila mblodhi studentë dhe staf akademik të interesuar për zhvillimet më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale dhe mësimit makinerik.

Gjatë ligjëratës, z. Jahiri theksoi rëndësinë e kuptimit të bazave teorike të Machine Learning, por edhe nevojën që studentët të jenë të përgatitur për sfidat praktike të industrisë, veçanërisht në kontekstin e inteligjencës artificiale gjenerative, automatizimit dhe përdorimit të AI në biznes.

Studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë rreth trendeve të ardhshme të AI, rolit të prompt engineering, si dhe aftësive që kërkohen sot në tregun global të punës.

Share: