Mesazh urimi nga Rektori i Kolegjit AAB për Vitin e Ri 2026

30 Dhjetor 2025

Të nderuar kolegë dhe studentë të Kolegjit AAB,

Në prag të Vitit të Ri, ju falënderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin në ndërtimin e misionit të institucionit tonë.

Viti që lamë pas ishte sfidues, por falë bashkëpunimit dhe dedikimit ne kemi arritur hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit institucional dhe afirmimit të vlerave që na bashkojnë.

Le ta fillojmë Vitin e Ri me energji të re, ide kreative dhe përgjegjësi të fuqishme, për të ndërtuar së bashku një institucion që frymëzon, formon dhe transformon.

Ju uroj shëndet, harmoni dhe sukses në jetën personale dhe profesionale. Suksesi juaj është vlera jonë më e madhe!

Me respekt dhe mirënjohje,

Rektori Dr.Sc.Blerim Olluri

Share: