Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv realizojnë emision praktik 

17 Janar 2026
Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv realizojnë emision praktik

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Gazetari, kanë organizuar  një aktivitet praktik në kuadër të lëndëve profesionale.

Ata realizuan një emision televiziv me temat më të përfolura të kohëve të fundit. Gjatë emisionit studentët u angazhuan në role të ndryshme, duke përfshirë moderimin, raportimin dhe përgatitjen e një emisioni. 

Përmes kësaj përvoje ,studentët patën mundësi të demonstrojnë kreativitetin dhe bashkëpunimin ekipor.

Ky aktivitet kishte për qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Share: