Kolegji AAB ka organizuar një punëtori kombëtare në kuadër të projektit CORE-ED Academy, që u hap me fjalimin e monitoruesit të projektit, Prof. Dr. Bujar Demjaha, dhe më pas me fjalimin e dekanit të Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj.
Punëtoria u fokusua në validimin e profileve profesionale për drejtësinë për të miturit, të përditësuara sipas qasjes Pedagogy-First.
Gjatë aktivitetit, koordinatorja e AAB-së, Ganimete Ismajli, prezantoi objektivat dhe rezultatet kryesore të projektit.
Në vijim, koordinatorja nga Kolegji UBT Egzona Osmanaj, prezantoi rezultatet mbi kompetencat horizontale për profesionistët e drejtësisë për të miturit, ndërsa Prof. Fatmir Qollakaj së bashku me Prof. Ganimete Ismajlin prezantuan gjetjet dhe analizën e profileve sektoriale profesionale në kuadër të rezultateve të pritura D3.2 dhe D3.4 të ËP3.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve korektuese dhe sprovuese të vendit, përfshirë Sami Gashi, Drejtor i Qendrës Korrektuese Dubravë në Shërbimin Korrektues të Kosovës; Dashnim Osmani, Udhëheqës i Njësisë për programe, regjime, arsimim dhe çështje sociale në Qendrën Korrektuese Lipjan; Adem Shala, Udhëheqës i Divizionit të MDA në Shërbimin Sprovues të Kosovës; si dhe Merita Syla, Udhëheqëse e Divizionit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve dhe për Çështje Sociale në Shërbimin Sprovues të Kosovës.
Një nga arritjet kryesore të njoftuara ishte se një nga qendrat trajnuese dhe kërkimore të projektit në Ballkanin Perëndimor do të vendoset në Kolegjin AAB, duke forcuar kapacitetet profesionale dhe institucionale në fushën e edukimit korrektues.
Punëtoria përfundoi me konfirmimin e mbështetjes së gjerë institucionale dhe rëndësisë së rezultateve për zhvillimin e drejtësisë për të miturit në Kosovë.
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

