Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe “Zonda Creative Studio” nënshkruajnë marrëveshje  bashkëpunimi

23 Janar 2026

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prof. dr. Arben Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim  me Zonda Creative Studio, përfaqësuar nga themeluesi Visar Spanca.

Ky bashkëpunim synon të arrijë objektivat si: krijimi i një partneriteti strategjik, zhvillimi i programeve të bashkë-mentorimit si dhe organizimin e eventeve të ndryshme, duke përfshirë konferenca, punëtori dhe panaire.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje studentët do të kenë mundësi për praktikë profesionale dhe të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me profesionistë të fushës së teknologjisë.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe industrisë. Njëkohësisht,  kjo krijon mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve.

Share: