Rektori i Kolegjit AAB zhvillon takim me Ambasadorin e Turqisë – Diskutohet për forcimin e bashkëpunimit arsimor dhe kulturor

23 Janar 2026
Kolegji AAB

Në zyret e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Blerim Olluri,  zhvilloi një takim të veçantë me Ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili, me fokus në bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit të lartë të Turqisë dhe Kolegjit AAB.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, shkencore dhe kulturore, rëndësia e thellimit të marrëdhënieve institucionale përmes projekteve ndërkombëtare, përfshirë shkëmbimet studentore dhe të stafit përmes programeve Erasmus+, organizimin e konferencave dhe ngjarjeve të ndryshme akademike, etj.

Ndër të tjera u theksua qasja miqësore dhe e hapur e studentëve dhe stafit në të dyja institucionet, si një bazë solide për ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe frytdhënëse, që do të mundësojnë zhvillim të përbashkët dhe rritje të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.

Ky takim pasqyron angazhimin e Kolegjit AAB për të forcuar lidhjet ndërkombëtare, si dhe për të krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin, duke i hapur rrugë bashkëpunimeve të mëtejshme me universitetet dhe institucionet turke.

Share: