Kolegji AAB dhe kompania Foleja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

5 Shkurt 2026

Fakulteti Ekonomik Kolegjin AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Foleja, me qëllim forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet akademisë dhe industrisë së teknologjisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Prof.Ass.Dr. Xhavit Islami dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë “Foleja” Natyra Zuna.

Kjo marrëveshje krijon një kornizë bashkëpunimi për projekte të përbashkëta kërkimore dhe inovative, bashkë mentorim të studentëve, organizim të eventeve teknologjike, si dhe përfshirje të industrisë në procesin mësimor, etj.

Të gjitha synimet e marrëveshjes kontribuojnë në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe zhvillimin e inovacionit.

Share: