Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Loresa Imeri, është shpallur lojtarja më e mirë në Ligën Universitare në Ping-Pong për vitin 2025, duke shënuar një arritje të rëndësishme në aspektin profesional.
Ky vlerësim për Loresën vjen falë përkushtimit, disiplinës dhe performancës së lartë të treguar gjatë garave universitare, ku ajo u dallua për aftësitë teknike, qëndrueshmërinë konkurruese dhe profesionalizmin sportiv.
Suksesi i Loresës shërben në afirmimin e Kolegjit AAB në arenën e sportit universitar, duke dëshmuar se investimi në edukim cilësor dhe zhvillim sportiv prodhon rezultate konkrete.
