Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB dhe YMCA Movement kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, duke formalizuar partneritetin me fokus në inoavcion dhe fuqizimin e të rinjve në Kosovë.
Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet institucionit akademik dhe organizatës joqeveritare, përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe organizimit të aktiviteteve profesionale dhe akademike.
Sipas marrëveshjes palët do të bashkëpunojnë në: Planifikimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe inovative; Organizimin e trajnimeve, konferencave, kampeve, seminareve dhe panaireve të karrierës; Programin e bashkë-mentorimit dhe zhvillimit profesional për studentët; Angazhimin e profesionistëve të industrisë në procesin arsimor, etj.
Po ashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunim në aplikime të përbashkëta për fonde ndërkombëtare si Erasmus+, Horizon Europe dhe programe të tjera të inovacionit.


