Studenti i nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, Drin Perçuku, është duke zhvilluar projekte inovative në fushën e teknologjisë, paralelisht me angazhimin e tij profesional në tregun ndërkombëtar.
Drini punon si Software Developer për klientë amerikanë, i fokusuar në ndërtimin e aplikacioneve moderne në web, mobile dhe blockchain.
Një ndër projektet e tij është “Junur AI”, një aplikacion inteligjent i cili ofron mësime të personalizuara dhe mbështetje të strukturuar për zhvillimin e aftësive praktike. Po ashtu, ai ka zhvilluar edhe “Blink App”, një rrjet social i decentralizuar i ndërtuar mbi teknologjinë blockchain, i cili synon transparencë dhe siguri.
Angazhimi i tij paraqet shembull konkret të ndërthurjes së suksesshme të studimeve akademike me praktikën profesionale, duke dëshmuar se përgatitja cilësore universitare krijon bazë të fortë për zhvillim profesional.


