Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe kompanisë “AnchorzUp”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afrimin e studentëve me industrinë e tekonologjisë.
Kjo marrëveshje synon organizimin e praktikave, punëtori të ndryshme, ligjërata nga ekspertët e fushës si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Dekani i Fakultetit , Prof. Dr. Arben Ahmeti, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e cilësuar si një mundësi konkrete për lidhjen e studimeve akademike me tregun e punës.
Ndërkaq, drejtoresha e kompanisë, Jeta Zagragja, shprehu kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe gatishmërinë për të mbështetur studentët në zhvillimin e tyre profesional.



