Elonë Haxhaj, studente e nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, tashmë është bërë pjesë e stafit të shkollës “The British School of Kosova”.
Ajo është angazhuar në pozitën e profesoreshës, ku me përkushtim dhe profesionalizëm ligjëron lëndët “Dizajnimi dhe aplikimi i strukturave të të dhënave dhe algoritmeve”, si dhe “Aplikimi i metodave të kodimit, kompresimit dhe kriptimit.”
Përmes këtyre lëndëve, Elona ndihmon nxënësit të zhvillojnë të menduarit logjik, analitik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve, duke i përgatitur ata për sfidat e botës moderne digjitale.


