QAPI mban trajnimin për përdorimin strategjik të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë

3 Mars 2026

Nën udhëheqjen e prof. Dukagjin Sahatqija dhe prof. Valton Kamberaj, u zhvillua trajnimi i dedikuar stafit akademik me fokus në përdorimin strategjik të Inteligjencës Artificiale (IA) në arsimin e lartë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit eksploruan rrugët e reja të inovacionit në edukim, duke u ndalur në pikat kyçe si: Integrimi praktik; Angazhimi i studentëve; Etika dhe integriteti; Trajtimi i sfidave etike dhe ruajtja e integritetit akademik gjatë përdorimit të teknologjisë; Aplikime konkrete, etj.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave akademike, duke i pajisur profesorët me kompetenca bashkëkohore në mësimdhënie dhe ofrimin e një mbështetjeje më të fuqishme për studentët.

Share: