Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka zgjeruar bashkëpunimin me industrinë e tekonologjisë përmes një marrëveshje të re me kompaninë “Sentry”.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Arben Ahmeti, dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Robert Shaka. Përmes këtij bashkëpunimi pritet të zhvillohen aktivitete të përbashkëta, projekte praktike dhe mundësi për anagazhimin e studentëve në kompani që operojnë në sektorin e teknologjisë.
Një element që e bën edhe më domethënës këtë bashkëpunim është fakti që studenti i Kolegjit AAB, Leon Mala, nga programi Siguri Kibernetike tashmë është i punësuar në kompaninë “Sentry”.
Ky shembull tregon se si lidhja mes universitetit dhe industrisë mund të hapë rrugë konkrete në integrimin e studentëve në jetën profesionale.


