Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale bashkë me profesoreshën nga Hungaria, Prof. Dr. Némes Magdolna, kanë realizuar një vizitë studimore në kopshtin “Arba’s Dayschool”.
Kjo vizitë u organizua me qëllim që studentët të njihen nga afër me praktikat bashkëkohore të edukimit dhe metodologjite që aplikohen në institucionet parashkollore.
Gjatë vizitës, drejtuesit e kopshtit prezantuan ambientet e institucionit, qasjen pedagogjike të stafit dhe mënyrën e organizimit të aktiviteteve edukative për fëmijë.
Me këtë rast, studentët patën mundësi të bashkëbisedojnë me edukatorët e kopshtit dhe të kuptojnë qasjen e tyre në zhvillimin e aftësive të fëmijëve përmes lojës dhe aktiviteteve kreative.


