Me rastin e Ditës Ndërkombëtare te Logopedisë, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB, organizoi një ligjeratë për studentët, me qëllim të njohjes së rëndësisë së logopedisë me shëndetin e komunikimit.
Ligjërata u mbajt nga profesoresha Bardha Kika, me temën “Fuqia e Zërit dhe Fjalës: Roli i Logopedit në Shëndet dhe Komunikim”, e cila prezantoi rolin e logopedit në diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të të folurit dhe të gjuhës, duke theksuar ndikimin e tyre në përmirësimin e cilësisë së jetesës së individëve.
Studentët patën mundësi të mësojnë për teknikat e rehabilitimit të zërit dhe të folurit, si dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme në çrregullimet e gjuhës. Aktiviteti u shoqërua me diskutime interaktive dhe pyetje që nxiti interesimin e studentëve për këtë fushë.
Ky aktivitet shënon një nderim të veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Logopedisë, duke theksuar rëndësinë e logopedit për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.


